Lul Raka me udhëzime se çfarë të bëni që të keni pushime më të sigurta gjatë fundvitit

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 07:53
 Lul Raka me udhëzime se çfarë të bëni që të keni pushime më të sigurta gjatë fundvitit

Mikrobiologu, Lul Raka ka treguar çfarë duhet të bëjmë që të kemi pushime më të sigurta gjatë fundvitit.

Ai ka numëruar disa pika, derisa ka rekomanduar, që të zbatohen masat anti-COVID.

Ky është postimi i plotë:

ÇKA MUND TË BËNI QË TË KENI PUSHIME MË TË SIGURTA TË FUNDVITIT

• Pushimet janë të rëndësishme, por shëndeti juaj dhe shëndeti i familjarëve Tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm, duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe.

• Shmangni udhëtimet e panevojshme dhe nëse keni simptoma të ngjashme me COVID-19 – qëndroni në shtëpi, mos merrni pjesë në tubime dhe kontaktoni stafin mjekësor.

• Planifikoni të kaloni festat e fundivitit me sa më pak njerëz të jetë e mundur.

• Festoni vetëm në rrethin më të ngushtë familjar. Shmangni në maksimum vizitat te farefisi dhe miqtë.

• Zbatoni masat parandaluese: distancë fizike, maska dhe higjenën e duarve.

• Ulni në minimum kohën e kaluar në mjedise të mbyllura (kafiteri) dhe ventiloni hapësirat e përbashkëta.

• Nëse e mbroni veten, do të mbroni më të dashurit Tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm për t’u prekur nga sëmundja.

(Kosova Sot Online)