Policia shqipton 619 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 për një ditë

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 10:35
 Policia shqipton 619 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 për një ditë

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat në trafik.

Në 24 orët e fundit në vend policia ka shqiptuar 619 gjoba për ata që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ajo po ashtu ka shqiptuar edhe 572 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 Qeveria e Kosovës kishte marrë masa të reja mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Me këtë rast i ishte kërkuar edhe Policisë së Kosovës që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Së  fundmi policia ka gjobitur edhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Ky i fundit kishte pranuar që ta paguaj gjobën përkundër që policia nuk ka të pasur të drejtë që të shqiptoj gjobë ndaj tij.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, kishte shkruajtur ai.

(Kosova Sot Online)