Donald Trump dhe Mike Pompeo i shkruajnë për fundvit Meliza Haradinaj-Stubllës

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 10:58
 Donald Trump dhe Mike Pompeo i shkruajnë për fundvit Meliza Haradinaj-Stubllës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se qytetarët e Kosovës janë të bekuar me lidhjen speciale që e kanë me Amerikën.

“E nderuar që marr urimet më të mira për këtë sezon festash nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Populli i Kosovës është i bekuar me lidhjen speciale me SHBA-në”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin Amerikan me prosperitet të vazhdueshëm, shëndet të mirë dhe dashuri”, ka shkruar tutje Haradinaj-Stublla.

Të dielë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar kartolinë urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për festat e fundvitit.

(Kosova Sot Online)