Plagoset një 58-vjeçare në Podujevë

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 11:08
 Plagoset një 58-vjeçare në Podujevë

Mbrëmë në orën 23:50 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para  të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri;

ë      Një Revole e tipit GLOCK

ë      Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe,

ë      Trembëdhjetë copë fishek.

“Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;

ë  N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

ë M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, njofton policia.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, përfundon njoftimi i policisë.

(Kosova Sot Online)