Djaloshi nga Deçani takohet me 19-vjeçaren që dëshiron t’ia japë veshkën

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 12:11
 Djaloshi nga Deçani takohet me 19-vjeçaren që dëshiron t’ia japë veshkën

Val Deçani, i cili ka ardhur nga mërgimi ka vendosur t’ia jep veshkën e tij një 19 vjeçareje nga Mitrovica e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sot deçanasi ka shkuar në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin.

Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmetuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.

“Val Deçani : InshAllah jam une ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai.

Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti.

Ndryshe, 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro.

(Kosova Sot Online)