Kryeministri Hoti: Krijuam bazën për themelimin e Institucionit Opera e Kosovës

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 13:47
Kryeministri Hoti: Krijuam bazën për themelimin e Institucionit Opera e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm të mirë për komunitetin artistik të Kosovës themelimin e Institucionit Opera e Kosovës.

“Qeveria sot i dha fund pritjeve shumëvjeçare duke miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës”, shkruan Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria krijoi bazë për themelimin e Operës së Kosovës

Edhe një lajm i mirë, i shumëpritur për gjithë komunitetin artistik të Kosovës!

Qeveria sot i dha fund pritjeve shumëvjeçare duke miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.

Krijuam bazën për themelimin e Institucionit Opera e Kosovës.

Opera, Filarmonia dhe Baleti, do të vënë Kosovën në hartën e shteteve që i kushtojnë interes të veçantë veprimtarive kulturo-artistike.

(Kosova Sot Online)