Oligarku Blerim Devolli nuk iu shkoi në Kuvend, deputetët nuk ia gjetën numrin e telefonit

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 14:29
Oligarku Blerim Devolli nuk iu shkoi në Kuvend, deputetët nuk ia gjetën numrin e telefonit

Biznesmeni Blerim Devolli ishte paraparë të raportonte sot para deputetëve.

Pronari i kompanisë “Devolli Group”, do të raportonte sot në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Megjithatë, Devolli nuk e ka konfirmuar ardhjen dhe nuk ka shkuar në Kuvend të Kosovës.

“Informacionet që kemi nga sekretaria deri më tani nuk është paraqitur. Propozoj që fillimisht pika tre është interistimi i Skender Hasanit, propozoj që ta miratojmë këtë rend të ditës”, është bërë e ditur në komision.

“Iu jemi drejtuar përmes emailit, s’kemi mundur të gjejmë numër të telefonit, në këtë formë iu jemi drejtuar, do të dalim në një formë tjetër të organizimit”, u tha në komision.

(Kosova Sot Online)