Aksidentohen tri vetura në Istog, ka të lënduar

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 16:44
Aksidentohen tri vetura në Istog, ka të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave, para pak çastesh në Cërcë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.

(Kosova Sot Online)