Lexoni edhe:
Berisha: Dy faqe të Qeverisë janë hakuar nga Serbia për 3 minuta
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, ka folur për sigurinë kibernetike në vend teksa thotë se gjendja është nën kontroll.
Ai ka thënë se sulmi i fundit i hakerëve serbë në disa faqe të Qeverisë së Kosovës është evituar shpejtë, sipas tij kjo ka zgjatur rreth 2-3 minuta.
Berisha: Dy faqe të Qeverisë janë hakuar nga Serbia për 3 minutaLexoni edhe:
“Një sulm ka ndodhur në disa faqe të Qeverisë nga Serbia, personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evitu këtë ndërhyrje. Ka pas ndërhyrhje 2-3 minutëshe në dy faqe të Qeverisë, në një faqe ku jepen lejet për biznese, por është stabilizuar gjendja dhe organet e ndjekjes po merren me hetimin e kësaj”, tha Berisha.
“Në fushën e sigurisë kibernetike gjendjen e kemi në kontroll. Emërimi im i ka bërë mirë kësaj pune, edhe qytetari i rëndomt e ka kuptu se rreziqet nuk vijnë vetëm nga granatat e armët”, shtoi ai tutje.
(Kosova Sot Online)