Ajrin më të pastër në Kosovë e ka Brezovica

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 18:01
Ajrin më të pastër në Kosovë e ka Brezovica

Specialisti për cilësinë e ajrit në IHK, Shkumbin Shala, teksa ka folur për cilësinë e ajrit në vend tha se në periudhën mars-maj të këtij viti ka pasur ulje të nivelit të ndotjes së ajrit, ndërsa në këtë muaj është ngjashëm sikurse vitin e kaluar.

Këto informacione Shala i dha  teksa shtoi se shkaktarët e ndotjes së ajrit janë industria, termocentralet, transporti, ekonomite familjare, mungesa e zonave të gjelbërta.

“Ndër qytetet më të ndotura është Obiliqi, por ka përmirësim krahasuar me vitin 2011 e 2013. Ndërsa në Brezovicë ajri është shumë i pastër”, tha Shala.

Tutje ai shtoi se faktori njeri është ai që bën më së shumti ndotje dhe se ndotja e ajrit është problem global jo vetëm në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)