Hynë për të grabitur, kapen nga policia e Kosovës

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 20:17
Hynë për të grabitur, kapen nga policia e Kosovës

Dy të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, dy të tjerë gjenden në arrati

Cak i një grabitje u bë kjo depo në Prizren.

4 persona të armatosur në mbrëmjen e së dielës hynë në këtë depo ndërtimore.

E me të parë të dyshuarit, sigurimi njoftoi Policinë e Kosovës.

Intervenimi i këtyre të fundit ishte mjaft i shpejt, duke detyruar grabitësit të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nën pranga të Policisë përfunduan dy të dyshuar, një 43 vjeçar me pseudonim kriminal “Vranjevci”, dhe një 38 vjeçar i njohur si “Llapqina”.

Që të  dy janë të njohur nga Policia e Kosovës, për të kaluarën e tyre kriminale.

Ndërsa, nga drejtoria rajonale në Prizren japin detaje të këtij operacioni policor.

Dy të dyshuarit tjerë, ishin të pajisur me armë të gjata, por që arritën të arratiseshin nga vendi i ngjarjes.

Këta të dy të cilët janë të identifikuar nga Policia e Kosovës janë në kërkim.

Ndaj dy të dyshuarve të arrestuar tani më iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.

Ndërkohë pronarët e kompanisë nuk pranuan të flasin para kamerës, nën arsyetimin se tani me rastin po merren organet e sigurisë.


(Kosova Sot Online)