Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur në Pressing për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Pas ndarjes nga jeta të presidentit Rugova është një LDK e cila ka luftuar për me u gjet politikisht për me u gjet në mungesë të liderit historik dhe kam thënë vazhdimisht se këpucët e tij çdokujt i vijnë të ngushta’, theksoi Haziri.
Haziri thotë se pavarësisht dallimeve kjo parti arrin të bashkohet kur është nevoja.
Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditëshLexoni edhe:
“Në LDK dallimet shprehen, shpeshherë shumë më ashpër dhe publikisht’, thotë Haziri.
“Njerëzit e LDK’së i nxjerrin në publik në mënyrën e tyre mospajtimet”, shtoi ai.
“Edhe ky proces zgjedhor i 6 tetori LDK’në e nxori të unifikuar dhe duke qenë në kampin opozitar edhe fitues bashkë me VV’në’, thekson Haziri.
Ai foli edhe për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë.
“Ai nuk ka qenë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Podujevës i përfshirë. Si pasojë e dorëheqjes së tij janë shkaktu zgjedhjet”, theksoi Haziri.
(Kosova Sot Online)