Vjen reagimi i parë nga VV-ja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 22:29
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e shpalli të pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Nagavci  tha se tani është e qartë se vendi shume shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe qeveria legjitime do të kthehet në pushtet.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”, tha Nagavci.

(Kosova Sot Online)