Tahiri: Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 23:23
Tahiri: Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se është koha për pushtet me legjitimitet dhe shtet me dinjitet.

Tahiri ka shkruar në Facebook se vendimi i Kushtetueses i dha epilog çështjes juridike dhe gjendjes së status-quos’ faktike.

“Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)