Vdes 58-vjeçarja që u plagos në Podujevë

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 08:39
 Vdes 58-vjeçarja që u plagos në Podujevë

58-vjeçarja me inicialet Sh.Zh, e cila është plagosur të dielën në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Me datën 21.12.2020 kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi i plagosur me armë zjarri. Sh.Zh 58 vjeç, femër shtetase e Republikës së Kosovës. Aktualisht hetuesit rajonal janë në koordinim me prokurorin e shtetit për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Borovci.

Ndryshe, për këtë rast tashmë janë arrestuar dy të dyshuar.

“N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, ka njoftuar Policia.

Ndërkohë, mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit, nga Policia thonë se dyshimet janë se plagosja ka qenë aksidentale.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, ka bërë me dije Policia.

(Kosova Sot Online)