Vëllai nga Fushë Kosova raporton në Polici se motra e tij e mitur ka ikur në Mal të Zi bashkë me të dashurin

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 09:17
 Vëllai nga Fushë Kosova raporton në Polici se motra e tij e mitur ka ikur në Mal të Zi bashkë me të dashurin

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe se i njëjti dyshon se ka shkuar në Mal të Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit rasti po hetohet si ”Mbajtja apo marrja e kundërligjshme e fëmijës”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se viktima ka shkuar në Mal te Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)