“Welcome Marko”, Richard Grenell i lumtur që Marko Gjuriq shkon në Washington

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 10:22
 “Welcome Marko”, Richard Grenell i lumtur që Marko Gjuriq shkon në Washington

Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka uruar Marko Gjuriqin për fillimin e punës si ambasador i Serbisë në ShBA.

Grenell ka uruar Gjuriqin në Twitter duke shkruar se janë të nderuar që ai do të jetë në ShBA.

“Mirësevjen Marco. Ne jemi të nderuar të kemi ty në ShBA”, ka shkruar Grenell.

Marko Gjuriq u emërua ambasador i Serbisë në ShBA dhe dje ka filluar punën në ambasadën serbe atje.

Gjuriq ishte shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, të cilin e ka zëvendësuar Petar Petkovic që tani udhëheqë me këtë zyre dhe përfaqëson palën serbe në nivelin e ekspertëve në bisedimet me Kosovën në Bruksel.

(Kosova Sot Online)