Gjuajtje me armë zjarri në Shtime, plagoset një person

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 10:27
 Gjuajtje me armë zjarri në Shtime, plagoset një person

Një mosmarrëveshje e mëhershme ka çuar deri te përdorimi i armëve të zjarrit në Shtime. Si pasojë, një person është plagosur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Shtime, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, katër të dyshuarit pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët në një shtet tjetër, janë përleshur në mes vete me armë të forta dhe armë zjarri.

Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator me katër fishekë”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

(Kosova Sot Online)