Prindon Sadriu tenton të marrë pak vëmendje me një fjalë të urtë: “Nëse dikush gërmon…”

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 11:07
 Prindon Sadriu tenton të marrë pak vëmendje me një fjalë të urtë: “Nëse dikush gërmon…”

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje pas vlerësimit të kushtetutshmërisë së votës së deputetit Etem Arfifi.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Në një postimi në Facebook, Sadriu ka shpërndarë një proverb në gjuhën angleze, që duket se ia ka drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky proverb në shqip thotë:

“Nëse dikush gërmon një gropë,

do të bie vetë në të;

nëse dikush rrokullis një gur,

ai do t’i zë”.

(Kosova Sot Online)