Shpërthejnë talljet me Avdullah Hotin: 'Nesër ta bi sendviqin n’shpi'

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 11:28
Shpërthejnë talljet me Avdullah Hotin: 'Nesër ta bi sendviqin n’shpi'

Mbrëmë Gjykata Kushtetuese vendosi që Qeveria Hoti të rrëzohet e vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kështu, kanë filluar edhe talljet masive nëpër rrjete sociale ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

“Nesër ta bi sendviqin n’shpi”, “Çu se na kanë rrëzu”, “Mos shko nesër në punë se t’kanë shkakru”, javë vetëm disa shprehje që kanë filluar të përdoren ndaj Hotit, duke parë zhvillimet e fundit politike në vend.

Por cak i talljeve, janë bërë edhe Nisma Socialdemokrate për kalimin e pragut, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për punën “As shenjë s’ma ka lanë”.

Nga Gjykata Kushtetuese u konstatua, se në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që vota e deputetit Etem Arifi me 3 qershor ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

E, sot u.d e presidentes Vjosa Osmani do të fillojë takimet me liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve, duke filluar me Albin Kurtin prej orës 13:00. Isa Mustafën 14:00, Enver Hoxhajn 15:00 e Ramush Haradinajn 16:00.

Më poshte i gjeni disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)