Nis sezoni veror në këtë shtet, mbushen plazhet dhe “harrohet” koronavirusi

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 11:48
 Nis sezoni veror në këtë shtet, mbushen plazhet dhe “harrohet” koronavirusi

Ka vetëm një gjë që mund të bëjë banorët e Rio de Zhaneiros të harrojnë makthin e pandemisë, që i ka kushtuar vendit rreth 190 mijë viktima, dhe numrin e tretë më të lartë në botë për sa i përket infektimeve. Kjo gjë është rifillimi i sezonit veror.

Plazhet mitike, Kopakabana dhe Ipanema, u mbushën me pushues vendas, por edhe të huaj, dhe nga fotot duket qartë që rregullat e distancimit social nuk respektohen siç duhet.

Edhe pse zyrtarisht brazilianët duhet të mbajnë maska kudo në ambientet publike, duket se qeveria e Bolsonaros ka mbyllur më shumë se një sy, duke i lejuar ato të shijojnë të qetë rrezet e diellit dhe detin e ngrohtë.

Një pamje paradoksale, duke marrë parasysh që ditën e djeshme vendi përjetoi shifra rekord infektimesh, me më shumë se 50 mijë raste dhe 706 viktima.

(Kosova Sot Online)