Kush prej LDK’së do t’i shkojë në zyrë sot Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 13:58
 Kush prej LDK’së do t’i shkojë në zyrë sot Vjosa Osmanit

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, sot ka nisur takimet me partitë politike, për të folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërkaq në orën 14:00 ajo pret Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Media mëson se nga LDK’ja në takim me Omsnain, do të shkojë Shefi i Grupit parlamentar, Arben Gashi.

Ndërkohë, Omsnai sot do të takojë edhe përfaqësues të partive tjera në vemd.

Nga Partia Demokratike e Kosovës në takim me Osmanin do të shkojë Memli Krasniqi, ndërkaq nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

(Kosova Sot Online)