Zemaj shkon në aeroport, ka një thirrje për mërgimtarët

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 14:34
 Zemaj shkon në aeroport, ka një thirrje për mërgimtarët

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka vizituar Aerportin Ndërkombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur Zemaj përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave anti covid.

“Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.

Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve edhe nga ana e personelit të aeroportit”, ka shkruar Zemaj.

‘Andaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje. Ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës”, shton ai.

(Kosova Sot Online)