Kosovari para Gjykatës në Zvicër, përdori videot intime si kërcënim për të mos i kthyer 23 mijë franga

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 14:41
Kosovari para Gjykatës në Zvicër, përdori videot intime si kërcënim për të mos i kthyer 23 mijë franga

Një 25-vjeçar nga Kosova ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Publike e Kantonit të Valais, për abuzim, mashtrim, kërcënime dhe detyrim seksual, që nga viti 2017.

Ai akuzohet se ka shfrytëzuar marrëdhënien intime që kishte me një grua në Zvicër për t’ia marrë borxh rreth 23 mijë franga, të cilat nuk ia ka kthyer kurrë. Madje, e ka kërcënuar se do t’i publikonte foto dhe video intime, nëse ajo do të vazhdonte t’i kërkonte paratë e saj.

E njëjta ka deklaruar se kosovari mund të ketë bërë veprime të ngjashme edhe ndaj tri grave të tjera.

Një prej tyre e ka denoncuar kosovarin edhe për përdhunim. Ajo kishte treguar se pasi e kishte kaluar mbrëmjen në një klub nate, kosovari bashkë me dy persona të tjerë i kishte shkuar në banesë dhe se e kishte dhunuar.

Sipas saj, ai ia kishte lidhur duart pas shpinës me një kabllo të tharëses së flokëve dhe ia kishte vendosur një qorape në gojë, duke e paralajmëruar që të heshte ose në të kundërtën do ta sulmonin vajzën e saj.

Më pas, kosovari e kishte dërguar zviceranen edhe në shtëpinë e dy personave të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale, por që ajo kishte refuzuar.

Por, të gjitha akuzat ndaj tij, 27-vjeçari i ka mohuar gjatë seancave. I njëjti aktualisht po vazhdon të mbahet në paraburgim.

Detaje të tjera rreth këtij rasti mund të lexoni KËTU.

https://www.bger.ch/ext/eurospider/live/fr/php/aza/http/index.php?highlight_docid=aza%3A%2F%2Faza%3A%2F%2F10-12-2020-1B_587-2020&lang=fr&zoom&type=show_document&fbclid=IwAR35NKoKwGY5lMHtLuYw4JOZnEbXMCfqCaSmm4PVylMkBq-lu6cDnuIe7fM

(Kosova Sot Online)