A do të garojë LDK-ja e e vetme apo do të krijojë koalicon, tregon Abrashi

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 14:47
A do të garojë LDK-ja e e vetme apo do të krijojë koalicon, tregon Abrashi

Sekretari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka treguar nëse partia e tij do të krijojë koalicion parazgjedhor, apo do të garojë e vetme.

Në një konferencë për media pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, Abrashi ka deklaruar se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje.

“Për momentin në parti ende nuk e kemi diskutuar, por projektimet janë të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, ka deklaruar Abrashi. Abrashi tha se LDK ende nuk e ka caktuar kandidatin për Kryeministër. “E kemi përmend janarin edhe më herët, që të mos i kalojmë kufijtë kushtetues. Data 7 shkurt është përmendur, por në takimet tjera do të caktohet. Ende nuk e kemi caktuar kandidatin, do të mblidhet kryesia e nëse është e nevojshme EDHE Këshilli që ta caktojmë kandidatin”, ka deklaruar Abrashi.

(Kosova Sot Online)