Sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 15:13
Sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar edhe 382 persona nga virusi COVID-19.

Gjatë kësaj kohe kanë  vdekur 10 persona si pasojë e këtij virusi, ndërsa janë raportuar edhe  137 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive”, është bërë e ditur nga IKSHPK.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

(Kosova Sot Online)