
Hoti: E pranoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e komentuar fare

Kryeministri Avdullah Hoti e pranon pa e komentuar aspak aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli kundërkushtetues zgjedhjen e Qeverisë tashmë në detryrë që ai e udhëheq.
Hoti, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se nuk i takon atij që ta komentojë aktgjykimine Kushtetueses.
“Nuk më takon mua ta komentojë atë çështje. Unë i pranoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa i komentuar fare”, tha Hoti.
Ai u shpreh se koalicioni qeverisës kishte funksionuar mirë dhe se kanë bërë punë të mira.
Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor.
Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.
(Kosova Sot Online)