Hoti paralajmëron kufizim të fluturimeve Kosovë-Angli pas paraqitjes së mutacionit të SARS-CoV-2

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 15:24
Hoti paralajmëron kufizim të fluturimeve Kosovë-Angli pas paraqitjes së mutacionit të SARS-CoV-2

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që së shpejti të dalë me një vendim përmes të cilit do të kufizohen fluturimet nga Kosova për në Britani të Madhe, pas paraqitjes së një forme të re të virusit Sars-COV-2.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se janë në konsultime me ekspertë dhe se do të ndjekin të gjitha protokollet që po ndjekin vendet e tjera.

“Sa i përket masave për covid, ndërkohë që po flasim është në votim elektronik vendimi për masat e reja. Të konsultuara me profesionistë shëndetësor.

Në bazë të vlerësimeve të fundit ekspertëve, një lloj i ri I COVID-19 është paraqitur në Angli, po i ndjekim protokollet e vendeve të tjera, përfshirë besoj së shpejti edhe kufizimin e fluturimeve nga Kosova në Britani.

Po e shqyrtojmë, jemi duke ndjekur protokollet nga organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)