Hoti për Osmanin: Ajo i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 15:27
Hoti për Osmanin: Ajo i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se Vjosa Osmani i ka ndarë përgjithmonë rrugët me LDK-në.

Në një konferencë për media, Hoti u pyet se a mund të ketë koalicon me partinë që Osmani do ta formojë. Ai tha se Osmani ka zgjedhur rrugën e saj.

“Ajo ka zgjedhur rrugën e vet. Ajo i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në”, tha Hoti.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)