Këto janë masat e reja për Prishtinën dhe komunat tjera në zonë të kuqe

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 15:29
Këto janë masat e reja për Prishtinën dhe komunat tjera në zonë të kuqe

Masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë dërguar në Qeveri për miratim. Në masat të cilat pas miratimit pritet të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë, është bërë e ditur se është zgjatur për një orë orari i lirisë së lëvizjes dhe veprimtaria e lokaleve të gastronomisë, në kryeqytet dhe komunat tjera që janë në zonë të kuqe.

Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Lipjani, Drenasi, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi janë komunat të cilat ndodhen në zonë të kuqe.

Për këto komuna, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që pajisen me leje të veçanta për qarkullim.

Po ashtu, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që pajisen me leje të veçanta për qarkullim.

Megjithatë, edhe në komunat të cilat ndodhen në zonën me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit, do të ketë përjashtime.

“Personeli shëndetësor, i sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme, qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë), operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, kompanitë ndërtimore, operatorët që kryejnë punë publike”, janë të lejuar të veprojnë edhe pas kufizimit të orarit.

Ndërkohë, operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

(Kosova Sot Online)