Hoti: Ka gatishmëri për miratim të buxhetit, kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 15:36
 Hoti: Ka gatishmëri për miratim të buxhetit, kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur rreth miratimit të buxhetit për vitin 2021, ku tha se ka gatishmëri për miratim.

Në një konferencë për media, Hoti tha se për këtë ka biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe sipas tij ka gatishmëri për miratim.

“Kam biseduar me të gjithë grupet parlamentare, ka gatishmëri për miratimin e buxhetit”, tha ai.

Hoti bëri kërkesë që të mos shpërndahet Kuvendit pa u miratuar buxheti.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese. 

(Kosova Sot Online)