
Lexoni edhe:
Aktori i ‘O sa mirë' për Valon Sylen: 'Sherojani gjuhën e flliqtë që ka ky injorant i pa cipë'
Bashkim Jupa me prejardhje nga Gjakova por me vendbanim në Zvicër, dyshohet është personi që sulmoi sot në Prishtinë gazetarin Valon Syla.
I dyshuari Bashkim Jupa është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.
Gazetari Valon Syla u sulmua sot fizikisht në lagjen “Pejton” të Prishtinës, ndërsa policia nuk ka konfirmuar akoma arrestimin e tij.
Të vetmen gjë që e ka konfirmuar policia është se po merret me rastin.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka konfirmuar policia.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
Sulmin e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shumë figura të njohura publike.
(Kosova Sot Online)