Policia arreston dy persona të dyshuar për prostitucion

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 16:51
Policia arreston dy persona të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot ka realizuar një plan taktik,  me ç ‘rast kanë identifikuar dhe  arrestuar dy persona të dyshuar, nën  dyshimin se të njëjtat kanë  kryer veprat penale si “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.

Sipas policisë, gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 2 telefona mobil, 875 euro, 2 mijë dinar, 6.66gram substancë narkotike e dyshuar për mariuhane.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarat ata janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës ka thënë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

(Kosova Sot Online)