Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA, Grenell e mirëpret

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 20:18
Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA, Grenell e mirëpret

Ish­-drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriç është emëruar ambasador i Republikës së Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka publikuar një foto para Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo është dita e parë e punës në Ambasadën e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

“Entuziasmi dhe adrenalina po rriten!. Serbia dhe SHBA do të punojnë më afër se kurrë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Gjuriç në rrjetin e tij social Twitter.

Pas  këtij publikimi, ka reaguar edhe i dërguari i Presidentit Trump në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ai i ka bërë një koment, duke thënë: “Mirëserdhe Marko, e kemi nderin të ju kemi ju në SHBA”.

(Kosova Sot Online)