Çmenden serbet: Google Maps i vendos stadiumit serb emrin Skënderbeu

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 23:50
Çmenden serbet: Google Maps i vendos stadiumit serb emrin Skënderbeu

Mediat serbe  reaguan ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull. Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

Një pjesë të reagimeve i përcolli edhe portali shqip në Zvicër, Lecanton 24, ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.

(Kosova Sot Online)