
Lexoni edhe:
A ka të drejtë Vjosa Osmani të kandidojë për deputete pasi është u.d e presidentit?
Etem Arifi po vuan dënimin me burgim, vota e tij e pavlefshme u bë shkak rrëzimi i Qeverisë Hoti.
U dënua për veprën penale mashtrim me subvencione më 2018 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Megjithatë deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi kishte vazhduar të mbante mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Procesi gjyqësor ndaj tij kishte vazhduar edhe në Gjykatën e Apelit.
Megjithatë, Arifit nuk iu mor mandati nga institucioni më i lartë ligjvënës, ani pse sipas vendimit të Gjykatës deputeti nga komunitetit pakicë pati shkelur ligjet e Kosovës.
A ka të drejtë Vjosa Osmani të kandidojë për deputete pasi është u.d e presidentit?
Lexoni edhe:
Ky mos veprim kritikohej nga ana e Shoqërisë Civile.
Arifi, qe pjesë e proceseve të rëndësishme duke qenë deputet. Ai ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjen e dy qeverive.
Fillimisht, ai kishte votuar pro themelimit të qeverisë Kurti e me rënien e saj, muaj më vonë deputeti nga radhët e komuniteti Ashkalinj kishte votuar pro qeverisë Hoti.
Vetëm se në rastin e dytë vota e Etem Arifit ishte përcaktuese që qeveria të formohet.
Ndërkohë derisa Arifi po vuan dënimin prej 1 viti e tre muaj në burgun e Lipjanit Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën mbrëma e ka shpallur të pavlefshme votën këtij të fundit pro qeverisë Hoti.
Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka qartësuar se kjo situatë e çon vendin ne zgjedhje që duhet të mbahen jo më vonë së 40 ditë pas shpalljes së tyre nga ana e presidentit te vendit.
(Kosova Sot Online)