Deklarata bombë e Vuçiqit në vitin 2013, si u përdor rasti “Panda” për të fajësuar UÇK’në

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 08:06
 Deklarata bombë e Vuçiqit në vitin 2013, si u përdor rasti “Panda” për të fajësuar UÇK’në

Me vite të tëra aparati shtetëror serb ka manipuluar opinionin publik në lidhje me autorët e masakrës së Pandës, duke fajësuar UÇK dhe shqiptarët.

Por, ngjarja do të merrte një rrjedhë krejt tjetër në dhjetor 2013.

Vetëm pak ditë pas përkujtimit të 15 vjetorit të masakrës në kafenenë “Panda” në Pejë, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që asokohe mbante postin e zëvendëskryeministrit, deklaroi në emisionin “Teška reë” në TV Pink se shqiptarët nuk ishin autorët e këtij krimi.

“Në Serbi pushteti vriste edhe ata që mendonin ndryshe, edhe kundërshtarët e vet. Ky është një problem i tmerrshëm për vendin tonë. Fjala është për pushtetin, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë, por në gjëra të tilla nuk kam marrë pjesë. Ka shumë gjëra të tmerrshme, me të cilat duhet të ballafaqohemi.

Për shembull vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” të Pejës në vitin 1998. Nuk ka fakte se këtë krim e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç është besuar.”, – u shpreh asokohe Vuçiç.

 

(Kosova Sot Online)