Pas rrëzimit të Qeverisë, Isa Mustafa i drejtohet anëtarëve të LDK-së

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 09:44
 Pas rrëzimit të Qeverisë, Isa Mustafa i drejtohet anëtarëve të LDK-së

 Sot shënohet 31 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë ditë nga LDK-ja kanë bërë të ditur se do të bëjnë homazhe kryesia te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kjo sipas njoftimit për media do të ndodhë në ora 10:00.

Dy orë më vonë ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i drejtohet antarësisë përmes platformës “Zoom”.

Kjo është hera e parë që LDK-ja mblidhet pas vendimit të gjykatës Kushtetuese që e ka rrëzuar Qeverinë Hoti.

Njoftimi i plotë:

Sot (e mërkurë), me datë 23 dhjetor 2020, në orën 10:00, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  

Po ashtu në orën 12:00, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i drejtohet anëtarësisë përmes platformës zoom dhe do të transmetohet në faqen zyrtare të LDK-së. 

(Kosova Sot Online)