Zyrtari i VV’së thumbon keq LDK’në në përvjetorin e partisë, ua përmend Kushtetuesen

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 10:10
Zyrtari i VV’së thumbon keq LDK’në në përvjetorin e partisë, ua përmend Kushtetuesen

Këshilltari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në 31 vjetorin e themelimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sallahu ka thënë se beson se aktgjykimi i Kushtetueses do të jetë një brengë që do të pihet me raki në një koktej rasti në këtë përvjetor.

“Sot është përvjetori i themelimit të LDK-së. Besoj se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetueses do të jetë një brengë që do pihet me raki në një koktej rasti në përvjetorin e themelimit të LDK-së. Ku ka më mirë!”, ka shkruar Sallahu.

https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10220884411073156

(Kosova Sot Online)