Për 24 orë policia shqipton 649 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 10:14
Për 24 orë policia shqipton 649 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë  Ligjin COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vend ajo ka shqiptuar 649 gjoba për mosrespektim të këtij Ligji.

Qindra gjoba janë shqiptuar nga qeveria edhe ditëve tjera.

Po ashtu, policia ka shqiptuar gjoba edhe ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 65 gjoba.

Përndryshe, duke u bazuar në situatën me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë masa tjera ditën e djeshme.

Këto masa kanë hyrë në fuqi sot.

(Kosova Sot Online)