Hallakatet Skender Hyseni, e quan Albin Kurtin figurë populiste dhe ego-centrike

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 10:18
Hallakatet Skender Hyseni,  e quan Albin Kurtin figurë populiste dhe ego-centrike

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Skender Hyseni, në ditën kur ka përkujtuar 31-vjetorin e themelimit të partisë së cilës i përket, ka thënë se Kosova pa Lidhjen Demokratike nuk do jetë ajo çfarë shteti ka synuar.

Hyseni tutje ka thënë se figurat populiste e ego-centrike, nuk kanë ndonjë hall tjetër përveç interesave personale, teksa ka shtuar se votuesi nga ana e tyre shihet vetëm si instrument për të dalë në ulësen e pushtetit.

Ai këto reagime i ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’, teksa ka bashkëngjitur një fotografi me ish-presidentin Rugova, duke thënë për të se vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.

Reagimet e anëtarit të kryesisë së LDK’së vijnë në kohën kur partia e tij qeverisëse u konsiderua si jo-legjitime nga Gjykata Kushtetuese, përmes pezullimit të votës së deputetit Etem Arifaj.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 23 dhjetor 2029, LDK mbushë 31 vite të punës për komb e shtet. Më 23 dhjetor 1989 Lidhja Demokratike e Kosovës me Presidentin Rugova vuri themelet e shtetit të Kosovës, me orientim të padiskutueshëm demokratik dhe perendimor, për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe antarësim në NATO. Në këtë sprovë, deri më tani, Lidhja Demokratike qëndroi e palëkundur, konsistene dhe denjësisht e angazhuar!

Ndërsa sot, edhe pas 31 viteve, mbase më shumë se kurrë më parë, Republika jonë e re dhe populli i Kosovës e konsideron thelbësor rolin e kësaj partie në ruajtjen dhe avansimin e interesave fundamentale nacionale. LDK si parti e shtetit dhe për shtetin duhet medeomos t’i qëndrojë besnike identitit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tejtër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar në të gjitha proceset strategjike nacionale nëper të cilat po kalon shteti ynë i dashur.

Le të më lejohet që, në këtë përvjetor, me bindje të thellë, të them se abstenimi, mosangazhimi, indiferenca dhe ikja nga pergjegjësitë do ta dëmtonin në mënyrë të pakthyeshme dhe të pariparueshme legatinë historike të kësaj partie si Parti e Shtetit Për Shtetin. Do ta dëmtonin Kosovën! Pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jet ajo që e kemi synuar. Kjo bëhet akoma më evidente dhe më e domosdoshme përballë asaj që ashiqare sot, te shumë forca tjera poltike në vendin tonë, nuk mund të definohet ndryshe pos mungesë akute e pergjegjësisë për interesat fundamentale nacionale. Kur në këto forca politike predominojnë individët dhe figurat populliste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicjeve të sëmura karrieriste. Ky soj politikanësh, quditërisht të rinjë në moshë, që duhej të ishin dhe duhet të jenë ndryshimi, hë për hë, politikën dhe votuesin e konceptojnë vetëm si instrument për sigurimin e ulëseve personale në kuvend dhe posteve në instuticione, duke mos ndjerë asnjë përgjegjësi për interest afatgjata të vendit, pa të cilin nuk do ket as ulëse ne kuvend dhe as poste.

Po e përseris pra!

LDK si parti e shtetit dhe për shtetin, si parti e cila i barti dhe i përjetoi “vështirësitë dhe vujatjet e lindjes” së këtij shteti, duhet medeomos t’i qëndrojë besnike identitit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tejtër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar, si gjithmonë, në të gjitha proceset strategjike nacionale nëper të cilat po kalon shteti ynë i dashur.

Urime të përzemërta të gjithë antarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.

Zoti ju bekoftë Ju dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës

(Kosova Sot Online)