A e ka caktuar LDK-ja kandidatin për kryeministër? Flet Mustafa

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 10:29
A e ka caktuar LDK-ja kandidatin për kryeministër? Flet Mustafa

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se LDK-ja mburret me të gjitha të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar.

Kur foli për gjendjen aktuale politike, ai tha se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxheti dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje.

Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë.

Vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.

(Kosova Sot Online)