Isa Mustafa porosi Albin Kurtit: Respektoje vendimin e Kushtetueses

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 11:19
 Isa Mustafa porosi Albin Kurtit: Respektoje vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka çuar një porosi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.

Me rënien e Qeverisë “Hoti”, u tha se disa politikanë përfshirë këtu edhe Kurtin nuk mund të kandidojnë për deputet për shkak të dënimit nga Gjykata.

Lidhur me këtë gjë është deklaruar edhe Mustafa.

Ai i ka kërkuar kreut të VV-së që ta respektojë vendimin e Kushtetueses në rast se atij i ndalohet kandidimi.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë homazheve te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova për nder të 31-vjetorit të themelimit të LDK-së.

(Kosova Sot Online)