Lexoni edhe:
Gjykatësja serbe që e kishte dënuar Albin Kurtin: William Walker duhet të gjykohet
Ramë Buja, asokohe në anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, thotë se edhe pse ishin në luftë, rregullat ishin të qarta ndaj popullsisë civile.
“Kemi konstatu se kjo është vepër e tyre me qëllim që të arsyetohet ajo që u bë në atë kohë me krimet e masakrat dhe ajo që do të bëhej më pas. Dhe vite më vonë doli vetë presidenti serb e pranoi se ka qenë e tyre. Nuk mund të ishte ndryshe. Ne kemi pasur urdhrat tona që të mos preket për asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë civil”, thotë Buja.
Gjykatësja serbe që e kishte dënuar Albin Kurtin: William Walker duhet të gjykohet Lexoni edhe:
Ramë Buja rendit disa arsye se përse është e domosdoshme që mbi këtë ngjarje të hidhet dritë sa më shpejt.
“Duhet të zbardhet, së pari për ata që e kanë bërë në serbi dhe pastaj për ne këtu. Zbardhi atë që ka ndodhur nga ushtria serbe dhe na lehtësoi ne që ishim udhëheqës të UÇK dhe që na u atribuua, na u mvesh ne, por edhe kjo ishte tepër vonë”, përfundon ai.
(Kosova Sot Online)