Varre masive dhe dhunë barbare, çfarë ndodh në 'kampin e vdekjes' të Kim Hong Un

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 11:48
Varre masive dhe dhunë barbare, çfarë ndodh në 'kampin e vdekjes' të Kim Hong Un

Një raport i publikuar së fundmi nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, me seli në Uashington, ka zbuluar detaje shqetësuese mbi ato që njihen si qendra riedukimi në shtetin komunist, por që nga “The Sun” janë komentuar si kampet e vdekjes, pas publikimit të raportit.

Në raport paraqiten pretendime tronditëse, ku thuhet se personat që kapen në tentativë për t’u larguar nga Koreja e Veriut burgosen në këto kampe dhe skllavërohen, duke punuar deri në vdekje.

Duke iu referuar imazheve satelitore të kapura në periudha të ndryshme nga kampi Changsan No 11, i cili ndodhet në lindje të kryeqytetit, raporti pretendon se tregohen edhe varre masive, ku mund të jenë vendosur trupat e personave të burgosur.

(Kosova Sot Online)