Ish-këshilltari i Avdullah Hotit tregon se cilin emër duhet ta propozojë LDK’ja për Kryeministër

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 11:58
 Ish-këshilltari i Avdullah Hotit tregon se cilin emër duhet ta propozojë LDK’ja për Kryeministër

Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hotit, Visar Berisha thotë se LDK’ja në zgjedhjet që po vijnë duhet ta caktojë një figurë për kryeministër që nuk është ekspozuar shumë në masë.

Sipas Berishës, kandidati i duhur për kryeministër duhet të jetë një lojtar i ri i pa përdorur në lojën politike.

“Për zgjedhjet që po vijnë, LDK duhet të caktoj një figurë politikisht të pa ekspozuar në masë, intelektualisht të kamur, ambicioz në profesionin e tij dhe jo të ndervarun apo konjuktural. Një lojtar të ri, të pa perdorur në fushën lojës politike, me krejt lirinë e dhurume që ai me zgjedhe modelin e të bamunit fushate. Arsyeja tashma dihet, nuk asht e re”, ka thënë Berisha.

LDK’ja sot shënon 31 vjetorin e themelimit, ndërsa gjatë ditës, kryetari Isa Mustafa pritet t’u drejtohet kryesisë virtualisht.

(Kosova Sot Online)