Avdullah Hoti insiston të miratohet buxheti pa përfunduar viti: Partitë t’i bëjnë propozimet për ndryshime

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 12:19
Avdullah Hoti insiston të miratohet buxheti pa përfunduar viti: Partitë t’i bëjnë propozimet për ndryshime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti insiston se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka kërkuar që partitë politike t’i bëjnë propozimet e tyre për ndryshimin e projekt-buxhetit, teksa ka thënë se ai është përgatitur në mënyrën më të mirë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”, tha Hoti. “Është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur. Të urdhërojnë grupet për ta bërë ndryshime edhe ta miratojmë”, shtoi ai.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një vizite në Handikos bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanajn dhe ministrin në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën.

(Kosova Sot Online)