Isa Mustafa i drejtohet strukturave pas rrëzimit të Qeverisë: Ne do të dalim të parët

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 12:21
Isa Mustafa i drejtohet strukturave pas rrëzimit të Qeverisë: Ne do të dalim të parët

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa iu është drejtuar kryesisë dhe anëtarësisë së partisë në të cilën ai udhëheq në 31 vjetorin e themelimit të subjektit.

“Datëlindja e LDK-së shënon edhe lindjen e demokracisë”, ka thënë Mustafa në fillim të fjalimit të tij para strukturave.

Mustafa ka përmendur edhe kontributin e LDK-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

“LDK gjatë viteve të luftës pësoj humbje të shumë njerëzve të ssaj, shumë anëtarë të LDK-së kapën armët në dorë dhe ju bashkuan luftës, shumë prej tyre ranë në front të luftës duke humbur jetën në nder të atdheut.

Ndonëse sanimi i planeve nuk ishte i lehtë, sepse lufta i kishte marrë LDK-së veprimtarë të shquar, por, LDK arriti të konsolidohej dhe t’i fitojë zgjedhjet në Kosovën e pasluftës”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së ka përmendur edhe rezultatet e zgjedhjeve që ky subjekt ka pasur, duke thënë se i kanë dhënë shtetit tre kryeministra e dy presidentë.

“Dy herë me radhë LDK-ja ua la subjekteve tjera udhëheqjen e qeverisë, që i kishte mposhtur në zgjedhje bindshëm, kjo tregon që LDK-ja para pushtetit e ka pasur gjithmonë shtetin.

LDK-ja i dha vendimit dy president dhe tre kryeministra, LDK-ja është e gatshme të sprovohet në zgjedhje sepse për ne zëri i sovranit është më i rëndësishmi”, tha ai.

Shefi i Lidhjes Demokratike është shprehur i bindur se kanë ofertën më të mirë e se do të dalin parti e parë.

“Ne do të hyjmë në zgjedhje me bindjen e plotë se kemi ofertën më të mirë për vendin tonë, se do të dalin parti e parë.

LDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj për integrimin e Kosovës në NATO dhe strukturat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë i njëjti.

(Kosova Sot Online)