Deputeti Damka nga 6+ thotë se janë të gatshëm për zgjedhje: I kemi vendet e garantuara

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 13:16
Deputeti Damka nga 6+ thotë se janë të gatshëm për zgjedhje: I kemi vendet e garantuara

Deputeti Fikrim Damka nga Grupi 6+ ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje, pas takimit që e ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin.

“Edhe ne jemi pajtuar që kurdo që caktohet data e zgjedhjeve jemi të gatshëm”, tha Damka.

Damka ka thënë se vendet i kanë të garantuara në Parlament, prandaj s’do të bëjnë koalicion.

“Ne i kemi vendet e garantuara andaj edhe nuk do bëjmë koalicion me ndonjë parti”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)