Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 15:08
 Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 12 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 271 raste të reja me COVID-19,

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 417 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive”, është thënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).

(Kosova Sot Online)